Boksieri shqiptar Florian Marku do të ndeshet me kundërshtarin e tij Chris Kongo në “O2 Arena” në Londër në kuadër të kategorisë për peshat e lehta.
Advertisements
Gjatë përballjes së tyre para ndeshjes, Marku ka shkëmbyer fjalë të rënda me Kongon, të cilin e kërcënoi se do ta mposhtë ditën e nesërme.
Advertisements
Në videon e publikuar nga Sky Sports, sheihet Marku teksa kërcënon Kongon për duelin e nesërm
“Të dielën, do ta shkatërroj fytyrën dhe ke për ta parë këtë”, i ka thënë fillimisht Marku.
Advertisements
“Të dielën do të paguash për çdo gjë që ke thënë. Ju do të paguani për çdo fjalë që keni thënë. Ju jeni i frikësuar, pas tri ose katër raundeve do të dridhesh.
Sepse ti je një frikacak”, është shprehur boksieri shqiptar.
Marku i pamposhtur me 13 fitore dhe një barazim e nisi karrierën profesionale në vitin 2018, Fitorja e tij e fundit erdhi në shtator të vitit 2023 kur me nokaut teknik mposhti Dylan Moran
Ndërsa Kongo, ka një rekord prej 14 fitoresh dhe dy humbjeve, që prej se e nisi karrierën profesionale në vitin 2016./tch