Një banor misterioz do të futet të martën në BBV3! Shkon në Fan Club me maskë dhe bën sherr me Ronaldon(Video)

by editor

Një banor i ri do futet në shtëpinë në të famshme në Shqipëri ditën e martë.

Advertisements

Ai nuk ka dashur të prezantojë veten, duke u shfaqur me një maskë në fytyrë.

Advertisements

Ai i ka konsideruar banorët e tjerë lojtarë shumë të dobët. Ai tha se me hyrjen e tij do ketë një standard tjetër në BBV3, tashmë që edhe Egla u largua.

I pyetur se kujt do ia japë dorën të parit kur të hyjë brenda në shtëpi, ai shprehet se nuk e ka vendosur, do shohë se si do e presin. Përsa i përket çifteve, ai shprehet se asnjë prej tyre nuk ka dashuri të vërtetë.

Ronaldo Sharka ka dhënë një mendim të tij se kush mund të jetë ky personazh kaq misterioz, por mesa duket atij nuk i pëlqeu komenti i moderatorit.

Ronaldo: Nga stili i veshjes më duket si Spartak Ngela dhe mund të jetë ai sepse në një intervistë në Top News ka shprehur një dashuri të madhe për Riken.

Madje moderatori i ngacmoi më tej duke shprehur “të të bëj një pyetje me kastravec, me spec”?

Personazhi misterioz i cili do i bashkohet shumë shpejt BBV3, u shpreh: Këto fjalët me k mos i mbaj në gojë.

Ronaldo: Mua më pëlqen shumë k. Sa bukur e nisi me këto himofobizma, shpresoj të përjashtohesh njësoj si Egla.

Ronaldo dhe Ina Kollçaku i ka dhënë vetëm dy javë kohë qëndrim në BBV e më pas do largohet pasi është i paqëndrueshëm dhe i lëkundur në ato gjëra që thotë.

You may also like