Ish-konkurentja e Për’puthen Gabriela Arapi ka trazuar ujrat në rrjet këtë të djelë.
Advertisements
Gjatë një loje në një program televiziv, ku Gabrielës iu shfaqën disa foto të personazheve publik, ajo duhet të jepte mendimin e saj. Kur pa foton e Bardhit, Gabriela e palosi dhe e vendosi tek gjoksi, duke shprehur se e pëlqen shumë si djalë dhe si karakter. Kur pa foton e Sarës, ajo vendosi ta djegë, pasi shprehet se nuk e pëlqen dhe i jep një energji të keqe, pavarësisht se nuk e njeh.
Advertisements
Ronaldo Sharka: Çfarë do i bëjë Gabriela Arapi Bardhit?
Gabriela Arapi: Më pëlqen si djalë, si karakter. Meritoni më pëlqen si pamje, por Bardhi më pëlqen dhe sot do kapë jackpot-in. Do e marr dhe do e vendos në zemër. Do kapë jackpotin nga 3 shtatat.
Ronaldo Sharka: Do shohim se çfarë do thotë Sara Gjordeni pas këtij gjesti. Çfarë do i bësh fotos së Sarës?
Gabriela Arapi: Sarën nuk e llogarisim, që kështu a ta djegim? Sara nuk më ka bërë gjë thjesht nuk më pëlqen, më jep një energji të keqe, pavarësisht se nuk e njoh personalisht.
Pas këtij “show” i menjëherëshëm ka qënë dhe reagimi i Bardhit, ku ndër të tjera i kërkon me shpejtësi Sharkës të zhdukë fotografinë e tij nga programi që ai drejton.
Ende nuk ka një reagim të moderatorit në fjalë.