Dashi nuk e merr dot fronin! Shenjat më me fat gjatë muajit prill sipas Meri Shehut

by editor

Ardhja e muajit prill i vendos shenjat në një periudhë mes dy eklipseve, ku i radhës do të jetë eklipsi diellor në datën 8. Meri Shehu shpjegon se eklipsi do të ndodhë në shenjën e Dashit, shoqëruar nga Mërkuri në prapavijë sërish në këtë shenjë që do të ndikojë fuqishëm shenjat.

Advertisements

Por cila prej tyre do t’i mbijetojë më lehtë këtij muaji sfidues? Si çdo fillim muaji, astrologia rendit shenjat për “Rudina” nga ajo me më pak fat te ajo që do e shijojë periudhën në vazhdim. Çuditërisht, edhe pse jemi në sezonin e Dashit, nuk është ajo shenja që kryeson renditjen.

Advertisements

12. Peshorja

Është një nga shenjat përballë eklipsit të fuqishëm në datën 8 sepse eklipsi ndodh në shenjën e Dashit dhe do kenë barrën më të rëndë për të ekuilibruar veten, Dashët, Gaforret, Bricjapët ose marrëdhëniet që kanë me persona që i përkasin shenjave. Në përgjithësi me të tjerët në çift do kenë ndalime  marrëdhëniesh ose ndërprerje lidhjesh që kanë pasur problematika dhe tendenca për të filluar diçka të re pas datës 8 do jetë më e fuqishme. Mërkuri i kundërt në Dash përballë shenjës së tyre do i bëjë që kundërshtarët e Peshoreve të jenë më të çuditshëm, në prapaskenë dhe Peshoret mos t’i studiojnë dot  lëvizjet e tyre. Është një periudhë që udhet të ruajnë shumë qetësinë. Makinat, mjetet e komunikimit, çdo gjë të tillë. Hëna rozë e plotë në datës 25 i çliron ekonomikisht ose emocionet e bllokuara.

11. Dashi

Dy evente shumë të rëndësishme, kemi eklipsin më të fuqishëm diellor të vitit, data 8 errësohet dita për Dashët dhe rilind nga e para. Do shikojnë një periudhë ose cikël të jetës të përfundojë dhe të fillojë një ciëkl tjetër. Mërkuri i kundërt në shenjën e tyre do të thotë që do të kenë shumë vendimmarrje që nuk do dalin me rëndësi. Duhet të merren më shumë me çështjet personale, emocionet sesa me logjikën.

10. Binjakët

Nuk preken shumë nga eklipset, por do shohin mirë aleancat, mqiësitë, shoqëritë, rikthimet nga e kaluara të miqve, të shokëve, të dashurive, të pasioneve e zjarreve të vjetra por kjo nuk do ndodhë pa stres. Do të shikojnë mirë me kë bashkëpunojnë, me kë lidhen çfarë kërkojnë nga të tjerët sepse mund të ndodhë që në një rreth bashkëpunimi të digjet një punë, marrëdhënie ose shoqëri e rëndësishme dhe duhet të kalojnë në një cikël të ri marrëdhëniesh e punësh.

9. Virgjëresha

Me hyrjen e Afërditës në Dash kanë një premisë të përmirëësojnë çështjet ekonomike. Mërkuri i kundërt në Dash dhe eklipsi në Dash, mund të ndodhë që disa Virgjëresha t’i bëjë pak të stresuara në çështjet ekonomike e emocionale, me kërkesa të mëdha llogarie dhe paqartësi të mëdha. Shpëtimin e kanë gjithsesi nga Afërdita, nuk ngelet portofoli bosh dhe as jeta e tyre emocionale. Do kalojnë disa fusha të minuara dhe duhet të kenë shumë kujdes.

8. Demi

Në fund të muajit që do hyjë dielli në shenjën e tyre pas datës 20, por edhe Afërdita mund të presin një rehabilitim, por ndërkohë prapaskena, Mërkuri i kundërt në lidhje me punën, çështje shëndetësore, prapaskena në jetën erotike, tradhti, partneri, pasiguria, ka një lëmsh që duhet ta zgjidhin dhe një çështje emocionale në datën 8 që nxihet dhe zbardhet duke kërkuar një cikël të ri jete. Të shohim cila do jetë ajo çështje që në jetën e tyre do të kalojë një eklips shumë të rëndësishëm dhe më pas duhet të zbardhet e të rifillojë nga e para.

7. Luani

Do të ndeshen më shumë me çështjet ekonomike gjatë gjithë prillit, do të shikojnë ç’do të marrin e ç’do të japin dhe kontaktet me jashtë, udhëtimet, bashkëpunimet, shoqëri, kompani të huaja. Nuk është se nuk do kenë gëzim sepse do e kenë me Afërditën në shenjën e Dashit por do jetë një çmim që do ta  paguajnë shtrenjtë nëse nuk do të kenë kujdes eklipsin dhe Mërkurin në Dash. Mjetet e komunikimit, makinat, udhëtimet, kontaktet, bankat duhet t’i shikojnë me shumë kujdes dhe në fund të muajit mund të flasin për një marrëdhënie më të mirë ekonomike, familjare ose pronësie.

6. Peshqit

Duket sikur nuk marrin pjesë në këtë situatë, por marrin pjesë në çështjet ekonomike direkt. Ka filluar një fazë pezull në çështjet ekonomike, sherre e debate, dikush i ka provokuar, jo se nuk janë mësuar por do të ndeshen akoma më shumë me provokime të ndryshme. Do të ndeshen me ekonominë, ulje-ngritje të forta në çështjet personale erotike. Datën 8 duhet ta shohin me kujdes, pasi të kalojë do të themi çfarë ka mbijetuar nga korniza e vështirë e jetës personale dhe ekonomike.

5. Gaforrja

Janë një nga shenjat kardinale që do preken kryesisht nga eklipsi diellor në datën 8 në fushën e karrierës, martesave, marrëdhënieve me eprorët, njerëzit e ligjit dhe kanë një pikë pengese, një finish të vështirë, por nëse e kalojnë fillojnë një etapë të re. Nxihet dita dhe fillon një ditë e re, varet kush e përjeton më shumë. Nga ana romantike, pas datës 25 hëna rozë e plotë në Akrep do u japë gjithë madhështinë e jetës erotike, kontakteve me jashtë ose si të themi, një jete shumë të vrullshme me udhëtime e gjëra që do t’i ngrenë peshë këtë muaj.

4. Bricjapi

Janë në të njëjtin fat me Gaforret, Peshoret e Dashët por janë pak më lart sepse e suportojnë Mërkurin e kundërt dhe eklipsin në çështje familjare. Duhet të kenë kujdes marrëdhëniet familjare, por edhe mund të vendosin një rregull të ri në marrëdhëniet familjare nëse kanë pasur familje që kanë shkuar drejt degradimit ose biznese e prona familjare që shkojnë të prishen, sikur e rimbledhin, e rregullojnë. Me kujdes sepse një fije e ndan rrënimin e plotë nga suksesi i plotë sa i përket çështjeve shumë delikate të familjes dhe karrierës. Eklipsi i plotë në datën 8 për shumë Bricjapë mund të zbulojë dhe errësojë gjëra shumë të rëndësishme, por të kenë kujdes shëndetin e njerëzve të afërt. Janë në një pozicion që mund të rimarrin veten.

3. Ujori

Nuk preken drejtpërdrejt nga eklipsi e Mërkuri i kundërt por preken për të rregulluar imazhin, planet, projektet, rregullojnë komunikimin, futen në një komunikim të ri pas datës 8, e ndryshojnë rrjedhën e programeve dhe strategjive që kanë pasur deri tani dhe prandaj kanë këtë ecuri shumë të mirë. Mund të kenë një çështje shumë të rëndësishme karriere me hënën e plotë rozë ose lidhje të rëndësishme personale, erotike të bukura sepse hëna rozë u jep një romancë shumë të bukur. Hëna rozë mbart njëfarë romance, ndjesie shumë të këndshme dhe shumë Ujorë do ta përjetojnë me ngritje në karrierë, luks, publicitet më të madh për gjërat që duan.

2. Akrepi

E dëgjuan që do të përjetojnë një hënë të plotë rozë në shenjën e tyre por duhet të presin sepse ndodh rreth datës 24-25. Mërkuri i kundërt në Dash, eklipsi në Dash tregon që duhet të kenë kujdes në lidhje me punën, riformatim pune, çështje shëndetësore, prapaskena. Nëse i kapërcejnë këto do të përjetojnë një gjë shumë të rëndësishme dhe rikthime të ish-ave që kanë pasur marrëdhënie e kontakte në lidhje me punën, ndoshta u rikthehen në këtë lloj formati. Shumë Akrepë do u japin një avantazh çështjeve të punës, por do të kenë edhe prapaskena. Do të kenë një ringritje të fuqishme, ndoshta edhe ekonomike në vazhdim. Me futjen e Afërditës në Dem në fund të muajit ka bashkëpunime dhe marrëdhënie të mira në çift.

1. Shigjetari

Shigjetarët u kalojnë tangjent përballjeve të forta, por kjo s’do të thotë që nuk do të kenë probleme në çift, në çështjet ekonomike e erotike por nuk do të jenë në mes të vorbullës, do të jenë më në anësore. Po i mori edhe ajo, diku mund t’i përplasë. Shumë Shigjetarë mund edhe të gëzojnë, të dalin, të shijojnë dhe të jenë erotikë, të ndodhë ç’të ndodhë, do kenë mendjelehtësinë që do bëj ç’të dua edhe pse bota digjet.

You may also like