Një debat i ashpër ka ndodhur mes Prefektit të Vlorës, Vangjel Tavos dhe kryetarja e PD, Himarë, Afrovita Dhimojani në emisionin “360 Gradë”.
Advertisements
Dhimojani ka akuzuar Tavon se prezenca e tij në mbledhjen e këshillit bashkiak ka acaruar qytetarët dhe kjo ka bërë që të shtohen tensionet.
Advertisements
Ndërsa, Tavo i është kundërpërgjigjur duke e cilësuar personin që e goditi një burgaxhi dhe njerëzit mund të dalin në protesta, por jo në këtë mënyrë.
Dhimojani: Unë e kam parë të gjithë situatën nga afër, normalisht nuk janë gjeste që ne duhet t’i përkrahim por vijnë për shkak të gjithë situatës në Himarë. Mosleximi i votës së himariotëve përligj çdo veprim të himariotëve. Që ti mohohet himariotëve e drejta e votës së tyre dhe të përligjet një propagancë një vjeçare duke futur nota nacionalizmi dhe duke i ikur të vërtetës së Himarës, kjo sjellë këtë reagim të popullit himariot. Nuk janë radikalë, janë himariotë, si unë që kemi hyrë në muajin 11-të dhe shohim si janë shkelur të drejtat tona. Prania e zotit Tavos e shohin si mbështetje një pjesë, por pozicioni i tij politik dhe pozicioni i perfektit që mori në këtë situatë dhe kam dëgjuar një deklaratë të tij që e ka mohuar pjesëmarrjen në politikë. Kjo sjellë një lloj acarimi sepse ata e quajnë të vetin, komuniteti himariot dhe duke e parë zotin Tavo me figurën që ai ka përfaqësuar të bëhet pjesë e gjithë kësaj.
Zoti Beleri nuk është mbrojtur asnjëherë për shkak se ‘unë po goditem se jam grek’.
Tavo: Nuk kuptova diçka nga Afrovita, himariotët janë acaruar me mua se unë vajta perfekti i Vlorës?
Dhimojani: Jo, sepse ju po bëhen barrierë për të përligjur paligjshmërinë e zotit Rama.
Tavo: Unë kam takuar shumë himariotë atë ditë, por sot po e marr vesh që kjo ka ndodhur se unë pranova të shkoj perfekti i Vlorës. Keni probleme me perfekturën e Vlorës? Që ta di unë.
Dhimojani: Ju nuk mund të bëheni barrierë e paligjshmërisë së zotit Rama. Perfekti ka një detyrë dhe nuk mund të dalë përpara mbledhjes së këshillit dhe të diktojë mënyrën se si duhet të veprohet këshilli.
Tavo: Kam bërë një denocim dhe kam sqaruar se si zgjidhet ngërçi i vakancës. Nëse jeni juriste, kërkoj nga ana juaj interpretimet e ligjit. Ai person që bëri atë gjest karshi meje atje e njihni? Ca backgroundi ka ai? Shkon në Greqi? Ai është një i burgosur. Një burgaxhi. Unë po ju përgjigjen, unë e kuptoj reagimin e njerëzve atje, protestat janë e drejtë e ligjit, por ajo që bëri ai person nuk është protestë.