Bes Kallaku u jep një mesazh dashurie dy fëmijëve të tij nga “Ferma VIP”

by editor

Kryeplaku i fermës “Ferma VIP”, Bes Kallaku, për të cilin është përfolur shumë në media për raportin e tij me Xhensila Myrtezajn, ka dhënë një mesazh shumë të fortë për të gjithë besimtarët katolikë dhe qytetarët shqiptarë.

Advertisements

Besi theksoi se Pashkët janë një ditë lumturie ku secili duhet t’i gëzohet sa më shumë asaj që ka.

Advertisements

“Jo vetëm këtu brenda, por edhe jashtë kësaj Ferme ka njerëz që festojnë pa familjen. Prandaj Pashkët janë një ditë feste dhe lumturie, ku secili nga ne duhet t’i gëzohet shumë asaj që ka”,- u shpreh Besi.

Ndërkohë që të gjithë fermerët dhanë një mesazh për fëmijët e tyre, edhe më përlotës ishte ai i Besit për djalin dhe vajzën e tij.

Besi tha se pasuria më e madhe e tij janë dy fëmijët e tij Ajka dhe Amen: “Dua t’i them edhe Ajkës edhe Amenit, babi ju ka shpirt, babi ju do fort. Pasuria më e madhe që ne lëmë pas emrit tonë janë vetëm fëmijët”,- u shpreh Besi.

You may also like