Sulmi me armë zjarri në një shkollë në Finlandë, mes të plagosurve edhe një nxënëse shqiptare

by editor

Një vajzë shqiptare nga Kosova është një nga dy të plagosurit në shkollën Viertola në Finlandë, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.

Advertisements

Ministria thotë se plagosjen e vajzës e kanë konfirmuar familjarët.

Advertisements

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova. Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase dhe me familjen e vajzës së plagosur dhe ka ofruar ndihmën e saj sipas udhëzimeve të pranuara nga MPJD-ja”, thuhet në përgjigjen e ministrisë, raporton gazeta Koha.

Nga ky sulm me armë, një 12-vjeçar ka vdekur, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.

Një fëmijë 12-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se i ka plagosur tre moshatarë të tjerë të tij në një shkollë në Finlandë të martën.

You may also like