Ishte në makinë me dy të njohurit e tij, si ndodhi plagosja e 27-vjeçarit në Shkodër. Mister autori

by editor

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me plagosjen që ndodhi mbrëmë në aksin Shkodër-Velipojë, ku shënjestër ishte një 27-vjeçar. Ngjarja ndodhi në Urën e Gjo Lulit.

Advertisements

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se i plagosuri, Emiljano Paloka, ka marrë një plumb në pjesën e barkut, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Ai është plagosur teksa ka qenë brenda automjetit të tij, bashkë me 2 persona të tjerë. Kanë qenë këta persona që e kanë çuar në spital. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po vijon hetimet.

You may also like