KFOR paralajmëron serbët: Kush ngatërrohet me ne, ka punë me Aleancën më të fuqishme ushtarake në botë

by editor

Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Federico Bernacca, ka folur në kuadër të Forumit Ballkanik të Budapestit, i cili organizohet nga Instituti i Hungarisë për Çështje Ndërkombëtare

Advertisements

Duke folur për dhunën që pësuan ushtarët e NATO-s gjatë trazirave të vitit të kaluar në Zveçan, ai lëshoi një paralajmërim të fortë për serbët apo këdo tjetër që kërkon dhunë.

Advertisements

“Nëse ju dëshironi që të ngatërroheni me njerëzit tanë, do të duhet që të përballeni me të gjithë organizatën më të fuqishme ushtarake në botë”, nënvizoi gjenerali Bernacca.

“Nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake për problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vetëm përmes diplomacisë dhe dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, problemet mund të zgjidhen përgjithmonë”, tha ai.

Federico Bernacca, ndër të tjera tha se kjo nuk do të thotë që KFOR-i të mos i mbajë sytë hapur 24/7 në çdo cep të territorit të Kosovës.

Ndërkohë, NATO ka shtuar prezencën në Kosovë pas trazirave të majit të kaluar dhe sulmit paramilitar të serbëve në Banjskë.

Kryeministri Albin Kurti, kërkoi së fundmi më shumë trupa nga Britania e Madhe, siç tha ai, për të parandaluar ndonjë tentativë të mundshme për pushtim nga Serbia.

You may also like