Ditën e djeshme Tajvani është “shkundur” nga një tërmet i fortë 7.4 Rihter ku humbën jetën 9 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Nga tërmeti i fortë qindra ndërsa nuk i përballuan lëkundjet dhe u shembën, Ndërkohë vëmëndje të madhe ka marrë një ndërtesë specifike në Tajvan ajo e “Taipei 101” e cila është një qiellgërvishtës në qendër të kryeqytetit.
Advertisements
Ndërtesa 509 metra e lartë ka një strukturë të veçantë brenda saj që redukton lëkundjen e saj me 40% gjatë tërmeteve, por edhe në ditët me erëra të forta. Struktura është një top çeliku me peshë 660 tonë që është pezulluar brenda ndërtesës, në katin e 92-të, si një lavjerrës. Sa herë që ndërtesa lëviz në një drejtim, topi i çelikut lëviz në drejtim të kundërt dhe kështu ruan ekuilibrin e përgjithshëm të ndërtesës, transmeton Daily Mail. Në këtë mënyrë rrokaqiejt lëkundet, por nuk mund të rrëzohet.
Advertisements
Ky është një “sistem amortizimi pasiv”, që do të thotë se funksionon pa asnjë forcë apo kontroll të jashtëm, vetëm gravitetin dhe lëvizjen e ndërtesës. Ndërkohë, pistonët hidraulikë nën sferën masive thithin dhe shpërndajnë energjinë si nxehtësi.
Siç shpjegon për Dail Mail, Dr Agathoklis Giaralis, një profesor i dinamikës strukturore në qytetin e Londrës, topi prej çeliku i “Taipei 101” funksionon në një mënyrë të ngjashme me mënyrën se si funksionojnë amortizatorët në suspensionet e makinave.
Rrokaqiejt moderne janë ndërtuar për të qenë fleksibël, veçanërisht ato në zonat e tërmeteve si Tajvani, shpjegon për Daily Mail profesor Anthony Darby i Universitetit të Bath. Materialet nga të cilat janë bërë janë elastike, domethënë, ato shtrihen ose tkurren sipas ngarkesave në ndryshim që aplikohen në to.
Sasia e deformimit në një element të vetëm si një rreze është shumë e vogël, por kur shtohet për të gjithë ndërtesën e lartë, ato mund të çojnë në lëvizje të konsiderueshme anësore. Këto lëvizje nuk janë të rrezikshme për vetë strukturën, por, nëse janë të tepërta, mund të shkaktojnë shqetësim tek banorët.
Ndërtimi i rrokaqiellit filloi në vitin 1999 dhe përfundoi para Vitit të Ri 2004, kur u hap për publikun. Dizajni i ndërtesës ngjan me një kërcell bambuje që ngrihet lart në tetë seksione. Në çdo kat u vendosën trarë mbështetës prej çeliku, duke filluar nga bërthama e ndërtesës dhe duke përfunduar në kolonat e jashtme të saj, për të rritur ngurtësinë e kullës.
Edhe pse në ndërtesat e tjera mekanizmat e tërmeteve janë të padukshëm, në “Taipei 101” është një atraksion turistik për vizitorët nga kati i 88-të deri në katin e 92-të.