Një 16-vjeçare nga qyteti i Sarandës ka kërkuar ndihmën e emisionit ‘Piranjat’ , pasi kishte rënë pre e një shantazhuesi në rrjetet online. 16-vjeçarja tregon se pak më parë’ është hapur një adresë Snapchat në emër të saj dhe nuk dihej kush ishte nga pas.
Advertisements
16-vjeçarja’ kërkon ndihmë një shoqes së saj e cila e adreson për tek një’ njohur 8 vite më’ madh me emrin Dertjon Korro. Pas një kontakti me djalin, vajza’ thotë që për ndihmën që do të merrte për të mbyllur adresën fake në emër të saj, do ta paguante atë.
Advertisements
Mirëpo Korro shprehej se nuk kishte nevojë për lekë, por për video dhe foto hot. Vajza nuk pranon’ tregon që është e vogël, dhe Detjoni’ thotë që nëse ti nuk pranon unë do të mbyll çdo adresë që ti ke dhe’ vë kusht të fundit që ose duhet ta takojë nga afër, ose duhet t’ i dërgojë foto dhe video hot në të kundërt’ mbyllen adresat.
Vajza komunikon menjëherë më prindërit e saj të cilët vendosin që aksesin e rrjeteve sociale të vajzës ta kishin emisioni ‘Piranjat’ . Ndërkohë që në një bisedë tjetër telefonike në snapchat me vajzën ai’ thotë që unë jam person me rëndësi të veçantë dhe shteti ngrihet në këmbë për mua.
Tregon gjithashtu se është menaxher vipash dhe nuk ka nevojë për lekë sepse të ardhurat’ merr nga koncertet.
Pasi dita e takimit u la ditën e premte Detjoni kërkon të takojë vajzën, por sapo sheh që janë ‘Piranjat’ , ai largohet pa asnjë përgjigje.
Pasi Piranjat e kontaktuan për t’ i dhënë një të drejtë fjale ne bisede telefonike pasi kishte ikur pa na dhënë asnjë shpjegim, Detjoni përpiqet të krijoje alibinë e një ishi të tij që gjoja e përndjek. Burrat nuk kërkojnë falje thotë ai që duket se ende se kupton se çfarë do të thotë të shantazhosh nje minorene.
Detjoni, 24-vjeçari shantazhues përqendrohet në aktivitetin e tij politik, si aktivist në radhët e Fressh dhe mbështetës prej vitesh’ Partisë Socialiste, fakt të cilin e publikon me krenari në rrjetet e tij sociale./ Piranjat