Albano, Roberti dhe Floriani, janë tre dashuritë e Elsa Lilës. Kështu shprehet ajo me humor duke iu referuar ndarjes së roleve dhe ‘fabulës’ që muzikali “Mamma Mia” mbart.
Advertisements
“Tre dashuritë e jetës time janë Albano, i cili më fle edhe ngjitur, pastaj kam edhe burrin tjetër, Robertin që më fle përballë. Më tej, miku im Flori që është një xhentellmen i jashtëzakonshëm. Ka pasur shumë humor me tre burrat e mi gjatë provave”, tha ajo.
Advertisements
Ajo theksoi se e gjen veten në mesazhin e muzikalit dhe nënvizoi se në momentin që lexoi tekstin u përlot.
Fermerët sollën një version unik e të jashtëzakonshëm të “Mamma Mia”, duke dhuruar spektakël për të gjithë teleshikuesit. / Vizion Plus