“Ervis Martinaj është jashtë loje”/ Artan Hoxha: Grupi i tij u shpërbë, rishpërndarje e re e basteve

by editor

Gazetari Artan Hoxha tha se situate në terren tregon se organizata e drejtuar nga Ervis Martinaj, është shpërbërë.

Advertisements

I ftuar në një intervistë, gazetari tha do të bëhet një rishpërndarje e atyre që do të drejtojnë bizneset e basteve në Shqipëri, të cilat dikur drejtoheshin kryesisht nga grupi i Ervis Martinaj.

Advertisements

“Edhe mediat janë fokusuar më tepër te pjesa se çfarë ndodhi me Ervis Martinaj. Kurbini heton çështjen për rrëmbimin, zhdukjen dhe eliminimin fizik të Ervis Martinaj, ndërkohë SPKA-u e ka nën hetim për disa procese të nisura nga ‘Plumbi i artë’, një strukturë heton sikur ai është gjallë, tjetra heton sikur ai është dëmtuar vetë.

E rëndësishme është situata në terren. Në terren një nga operatorët më të rëndësishëm të 10 viteve të fundit është tashmë jashtë loje. Kjo dëshmohet qartë. Ky operator, kjo organizatë, është shpërbërë.

Jemi në fazën ku ligji për lojërat e fatit sapo hyn në veprim dhe tashmë do të bëhet një rishpërndarje e re e asaj që edhe kur ishte e legalizuar edhe kur ishte e paligjshme, kontrollohej një pjesë e mirë nga kjo organizatë që drejtohej nga Ervis Martinaj. Unë besoj për të shpjeguar një pjesë të mirë të ngjarjeve që kanë ndodhur në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë duhet të nisemi nga këto që nuk i kemi zbuluar dot”,-tha Artan Hoxha.

You may also like