Pas Big Brother Vip, hije skandali edhe mbi “reality”-n e ri! Detaji që nxori zbuluar “Ferma VIP”, dalja e Robert Berishës nga gara e planifikuar

by editor

Jo pa të drejtë e kanë quajtur si një nga personazhet pa komplekse në “showbizz”-in tonë. Prej shumë vitesh, Robert Berisha vijon të jetë i preferuari i publikut, jo vetëm për sharmin si mashkull, por edhe për natyrën e tij krejt të çlirët.

Advertisements

E tashmë, ishte momenti që artistin ta shikonim si pjesë e një “reality”. Teksa të gjithë prisnin të ishte pjesë e “Big Brother”, Robert Berisha u shfaq te “Ferma VIP”, ku dhe publiku po njeh anën tjetër të tij. Prej disa javësh, kjo eksperiencë për të ka vijuar si një nga personazhet kryesorë, por duket se pjesëmarrja e tij, nuk do të jetë dhe aq e gjatë, ose të paktën ky është detaji që ka zbuluar padashje Xhensila Myrtezaj.

Advertisements

Në rrjetet sociale, këngëtarja ka publikuar një baner, ku tregonte datën e koncertit të saj të radhës. Ajo që ra në sy ishte fakti që me 13 prill, ajo do të ishte në koncert së bashku me Robert Berishën. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të qarkullojë lajmi se në fakt, Roberti e ka kontratën e qëndrimit deri para datës 13, duke bërë kështu tërësisht të pavlefshme votat e publikut, të cilat mbajnë në lojë konkurrentët.

Në rrjet është komentuar shumë ky detaj, duke u shprehur se në fakt edhe ky “reality” funksionon si “Big Brother”, ku banorët nuk dalin jashtë nga votat e publikut, por nga vetë produksioni. Kjo është hera e parë që edhe “Ferma VIP” bie pre e “sulmeve online” që e akuzojnë pikërisht për padrejtësi në lojë.

Deri më tani, vetë organizatorët nuk kanë zgjedhur të reagojnë, duke vijuar krejt normalisht me spektaklin. Ndërkohë, Roberti brenda në lojë ka shfaqur një interes për Ditea Berishën. Ndonëse në një raport jashtë, ai nuk e ka fshehur aspak interesin për konkurrenten tjetër. Shpesh Roberti e ka ngacmuar me fjalë dhe kunja, por edhe me një letër, të cilën ia ka shkruar me nota humori.

Roberti i ka nisur një letër blogeres ku shkruan: “Ditea Berisha je e diskualifikuar nga loja. Je shumë seksi dhe i ke futur në problem Albanon dhe Robertin. Të lutem dil jashtë se të pret një kosovar nga Gjakova që jeton në Zvicër dhe i lindur në Gjermani”.

Ndërsa edhe fermeri tjetër Florian Agalliu, është përpjekur të bëjë rolin e ndërmjetësit duke i thënë se është dikush të ka pëlqim, por Ditea ka thënë se nuk dëshiron të krijojë diçka romantike brenda në fermë, por nënvizoi se kriter është që partneri të jetë të paktën 10 vitë më i madh se ajo. Rikujtojmë se Robert Berisha, i cili është baba i dy vajzave ka një tjetër romancë jashtë shtëpisë, e cila ka filluar që para hyrjes së tij në format.

Edhe ai vetë ka deklaruar në shtëpi se jashtë ka një lidhje dashurie. Robert Berisha ka treguar për takimin e parë të dy vajzave të tij, Renee dhe Arona, të cilat jetojnë në shtete të ndryshme. Këngëtari dhe moderatori i njohur u shpreh se Arona, e cila ka ardhur në jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore, ka ardhur rrallë në Shqipëri dhe është takuar vetëm me Robertin. Ndërsa tregoi se verën e kaluar vendosi që t’i takojë të dy vajzat me njëra-tjetën për herë të parë në Londër. Ai mori vendimin për shkak të dëshirës së Renee, e cila ka ardhur në jetë nga martesa me Nora Istrefin, për të pasur një motër ose vëlla.

“Kam dy vajza, të madhen në Londër dhe të voglën në Prishtinë. Verën e kaluar janë takuar për herë të parë me njëra-tjetrën. E dyta ka ardhur me martesë, tek e para s’kam qenë as në lidhje. Shumë rrallë ka ardhur në Shqipëri vajza e madhe dhe më takonte vetëm mua. E mora dhe i thashë do ikim dikund se kjo vdes për motër ose vëlla se i ka bërë 8 vjeçe… dhe e takova e motrën”, është shprehur Robert Berisha.

You may also like