Nordikët zbulojnë Durrësin! Numër i lartë turistësh, shijojnë qytetin, motin e mirë dhe detin: Në Suedi po bie borë, këtu është kohë fantastike

by editor

Këtë pranverë numri i turistëve në qytet dhe plazh është i lartë. Vijnë kryesisht nga vendet nordike, Anglia, Izraeli dhe Polonia.

Advertisements

Disa të rinj janë nga Suedia dhe po shijojnë disa ditë pushimesh buzë detit në Durrës, larg vendit të tyre ku aktualisht temperaturat janë të ftohta.

Advertisements

“Jemi nga Suedia dhe vendosëm të vijmë këtu se kemi shumë miq që janë nga Shqipëria dhe menduam se do ishte këndshëm ta vizitonim këtë vend”, u shprehën katër turistë.

“Është hera ime e parë këtu dhe është bukur. Është vërtet shumë ngrohtë krahasuar me Suedinë. Moti është fantastik dhe njerëzit shumë miqësorë”, tha një tjetër pushues.

Advertisements

“Sapo erdhëm nisëm të eksplorojmë qytetin dhe kulturën e tij. Vizituam dhe Amfiteatrin të premten,një monument që vjen që nga lashtësia”, tregoi një turist.

“Po bie borë në Suedi tani”, shtoi një prej tyre.

Jo vetëm numri i turistëve që udhëtojnë në grupe shoqërore apo familjare, por dhe turizmi i organizuar ka njohur një rritje prej 20-25 % gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti. Ndërsa ky muaj premton të tjera flukse dhe në disa hotele prenotimet e pranverës janë në 100% të kapaciteteve akomoduese.

“Këtë 3 mujor ka pasur një rritje të turistëve të huaj në 25%, po dhe një mungesë të pushuesve nga Kosova jashtë sezonit, pasojë e liberalizimit të vizave. Pas datës 15 prill pritet një vërshim i turistëve nordikë që e kanë rezervuar 100 % këtë hotel”, shpjegoi operatori turistik, Blerim Norja.

Jehona pozitive për turizmin në Shqipëri, klima mesdhetare dhe ditët plot diell buzë detit janë kthyer në një ftesë të hapur për turistët edhe jashtë sezonit.

“Kemi parë shumë turistë rreth e qark dhe është shumë me interes për ne të shohim se dhe jashtë sezonit këtu ka turistë.”

“Ç’mund të kërkosh më shumë kur shkon me pushime. Kohën e mirë, diellin. Ah dhe akulloret”, u shpreh një vajzë.

“Është qetë tani dhe ne s’kemi fëmijë, ndaj është mirë për ne të udhëtojmë. Është dhe më lirë dhe shijojmë kohën jashtë, plazhin dhe diellin”, tha një tjetër turiste.

Mbi një milion turistë pushuan në Durrës vitin e kaluar, ndërsa ky vit pritet të sjellë një fluks më të madh, ndërsa operatorët turistikë flasin dhe për zgjatjen e kohëqëndrimit të tyre në Durrës, si dhe shtimin e strukturave hoteliere për t’iu përgjigjur këtij fluksi në rritje.

“Shpesh në sezon të lartë Durrësi vuan dhe për akomodimin e tyre, pasi s’ka dhoma mjaftueshëm por struktura të reja akomoduese po bëhen nga dita në ditë dhe Durrësi po zhvillohet e bëhet një destinacion turistik i mirëfilltë, i preferuar dhe nga turistët e Europës“, shtoi Ndoja.

Top Channel/ Nordikët zbulojnë Durrësin/ Në qytet ka një numër shumë më të madh turistësh këtë muaj

You may also like