Një aksident i rëndë rrugor në Italii mori jetën e 50-vjeçarit shqiptar, Hysni Qestaj. Shqiptari po lëvizte me makinën e tij tip “Ferrari”, ndërsa dyshohet se për shkak të lagështirës ka rrëshkitur dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Advertisements
Si pasojë e shpejtësisë së madhe makina është ndarë në dy pjesë dhe më ka shpërthyer në flakë. Sipas mediave në Kosovë, bashkë me viktimën në automjet, në momentin tragjik dyshohet se ishte edhe një grua, identiteti i së cilës nuk dihet.
Advertisements
Zjarrfikësit kanë nxjerrë pas dy orësh dy trupat e pajetë nga makina. Pas aksidentit tragjik , ka reaguar bashkëshortja e tij, Dafina Qestaj, përmes një postimi prekës.
“Qysh me jetu pa ty bre jeta jem. Na thave shpirtin e na e ndale diellin, po njerezit e mire nuk jetojne gjate ne kete bote. Ishe aq i mire, i drejte dhe i dashur sa Zoti te mori prane vetes. Po me mbajn gjalle kujtimet e bukura qe i kaluam dhe dashuria qe ndame per gati dy dekada. Pusho ne parajse aty ku e ke vendin, te deshtem, te duam dhe do te duam pergjithmone, une dhe dy engjujt tone qe i le kaq heret”, ka shkruar ajo në Facebook.
Vëllai i shqiptarit i cili punonte si DJ ka treguar se makina e përfshirë në aksident i përkiste atij.
“Është e vështirë ta shprehësh me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha ai.