Ilegalisht në Britani, shqiptari kapet me kokainë dhe 3 patenta false (EMRI)

by editor

Një shqiptar është dënuar nga gjykata në Cornëall pasi u kap pak kohë më parë me një sasi kokaine me vlerë 20 mijë paund.

Advertisements

Policia britanike thotë se 26-vjeçari Delir Visha, u ndalua në autostradën A30 pranë Okehampton, dhe tentoi t’i mashtronte duke u thënë se ishte shtetas grek.

Advertisements

Visha rezultoi se kishte me vete 3 patenta, njëra prej tyre me emrin Vasileos Alexandropolos e lëshuar nga shteti grek.

Ai pranoi se kishte për qëllim shpërndarjen e kokainës, dhe se kishte hyrë ilegalisht në Britani përmes Kanalit.

Gjykata e dënoi me 2 vite burg dhe është në pritje të dëbimit pasi të kryejë dënimin.

You may also like