Priten ndryshime të mëdha! Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde të horoskopit këtë javë

by editor

Kjo javë sjell ndryshime të mëdha. Java nis me një eklips në shenjën e Dashit (8 prill 2024), që tregon se do të ketë ndryshime të reja, të papritura. Të mërkurën, Marsi dhe Saturni bashkëveprojnë te Peshqit, që ti të ecësh përpara, por ngadalë dhe me hapa të sigurt. Më pas, sjelljet dhe dëshirat e tua kalojnë në një tjetër nivel.

Advertisements

Dashi

Advertisements

Gëzuar ditëlindjen, Dash! Nëse po mendon për një ndryshim, dije se ky është momenti. Eklipsi diellor që do të ndodhë në shenjën tënde është një mundësi e artë për ta kuptuar se ku qëndron dhe se ç’do të bësh në të ardhmen. Këtë javë do të shërohesh nga e shkuara dhe do të bësh vend për gjërat e së tashmes.

Demi

Nëse ndihesh më mirë, provo praktika spirituale që të shërojnë shpirtin dhe mendjen. Të hënën, kur ndodh edhe eklipsi në Dash, do të ndriçohet aspekti i spiritualitetit dhe shërimit. Ti do të përqafosh të reja inovatore në jetën tënde dhe mbi të gjitha, do të mbështetesh te miqtë dhe familja. Këtë javë do të vendosësh disa barriera të reja, të cilat do të të shërbejnë shumë në të ardhmen.

Binjakët

Ti ke lindur për të udhëhequr dhe në këtë eklips, zona e miqësisë do të ndriçohet për të sjellë të mira, vlera dhe vizione të përbashkëta në jetën tuaj. Një projekt apo bashkëpunim i ri pritet të të shfaqet përpara, ndaj mundohu që ta shfrytëzosh në maksimum. Sa i përket karrierës, më shumë disiplinë dhe më pak paragjykime.

Gaforrja

Është mëse normale dhe e pranueshme që ti të kërkosh më shumë, e dashur Gaforre! E hëna sjell një eklips në Dash dhe sektori i karrierës tënde vihet në fokus, për të të motivuar që të ndërmarrësh më shumë veprime dhe të ndjekësh ëndrrat e tua. Dëshirat e tua janë të realizueshme, ndaj mos e ndal hapin!

Luani

Eklipsi diellor i së hënës të zgjon dëshirën që të mësosh më shumë mbi vende dhe gjëra të reja, duke të të motivuar të ndërmarrësh hapa të mëdhenj. Është momenti të shkëlqesh dhe të synosh lartësi të tjera. Mundësi dhe shanse të reja do të të shfaqen në rrugën tënde, ndaj mos i refuzo.

Virgjëresha

Le të themi se askush nuk është perfekt dhe kjo është superfuqia e gjithsecilit prej nesh. Eklipsi diellor i së hënës të rikujton që nuk ka pse të jesh perfekt/e, por të përqendrohesh tek e vërteta jote, te sfidat dhe fuqitë. E mërkura të sjell një tjetër bashkëpunim mes Saturnit dhe Marsit, të cilat ndriçojnë sektorin e romancës.

Peshorja

Ka një ndryshim të madh mes “unë” dhe “ne”. Mjaft i përgjithësove gjërat dhe mendove për të gjithë. Përqendrohu te qëllimet e tua dhe ekuilibrimi i dëshirave dhe marrëdhënieve që ke krijuar me njerëzit e tjerë, por edhe në pavarësinë tënde. Mësohu ta duash më shumë veten dhe të mos mendosh për të gjithë.

Akrepi

Është me rëndësi të bësh hapa të vegjël, të cilët pasqyrojnë në mënyrë më të vërtetë gjendjen tënde aktuale. Mos fantazo më shumë se duhet, pasi ke tendencën të krijosh pritshmëri që për momentin nuk realizohen. Do të kryesh disa qëllime të vogla, duke përmbushur disa pasione, të cilat do të të sjellin shumë lumturi.

Shigjetari

Ti e di më mirë se të gjithë vlerën tënde. Ky eklips i 8 prillit përqendrohet më së shumti tek aspekti i vetëbesimit dhe të çliron nga çdo dyshim që ke mbi veten dhe dashurinë që meriton. Ti nuk ke nevojë të bësh asgjë, universi do të punojë për ty!

Bricjapi

Mirë se vjen në shtëpi, Bricjap! Ky eklips në Dash të ndihmon të krijosh hapësirën e duhur për qëndrueshmërinë dhe sigurinë tënde emocionale, sidomos në aspektin e vetëpranimit. Të mërkurën, me bashkëveprimin e Marsit dhe Saturnit, do të përqendrohesh në ato gjëra që të frymëzojnë dhe të motivojnë të bësh përpara.

Ujori

Për çfarë po mendon, Ujor? Kjo javë është një çështje mes teje dhe mendjes tënde. Do të merresh me zonën tënde të përqendrimit, aftësisë për të dëgjuar në mënyrë aktive, si dhe për të komunikuar. Çfarë të ka motivuar dhe sfiduar në të njëjtën kohë? Mendohu gjatë dhe gjej përgjigjet e tua.

Peshqit

Jeto sipas vlerave të tua! E hëna të sjell një eklips në Dash, i cili do të përqendrohet më së shumti në zonën e integritetit, për të të ndihmuar që të identifikosh dhe aplikosh vlerat dhe pikëpamjet e tua në jetë. Do të kesh më shumë siguri në gjërat që bën dhe më shumë shanse për të fituar para nga një projekt me të cilin je duke u marrë.

You may also like