S*ks brenda BBV? Ema Andrea “i tregon burgun” Ilnisës! Reagon vëllai i ish-banores: Lexoje mirë ligjin (Foto)

by editor

Ilnisa Agolli la shtëpinë e Big Brother të shtunën, si banorja më pak e votuar midis Meritonit dhe Eglës.

Advertisements

Por pak orë para se të dilte, në mediat rozë u përhap video nga një moment intim mes saj dhe Meritonit. Çifti ishin mbuluar me çarçaf dhe fshehur mes dy krevateve, teksa lëvizjet i bënë shumë të mendojnë se ata u përfshinë në marrëdhënie intime.

Advertisements

Lidhur me këtë, ka reaguar aktorja Ema Andrea, e cila përmes një postimi në Instagram tregon ligjin që dënon deri në burg kryerjen e marrëdhënieve seksuale në publik.

Ilnisa nuk ka reaguar për këtë, as kur gazetari Ronaldo Sharka i tha se ajo arriti të thyejë “tabu” duke kryer marrëdhënie brenda shtëpisë me një djalë 10 vjet më të ri se ajo. Ilnisa as nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi.

Mirëpo në mbrojtje të saj ka dalë i vëllai, i cili i përgjigjet Ema Andreas duke i thënë ta lexojë mirë kodin penal, pasi nuk është ashtu siç e interpreton ajo.

“Meqë aktorëve po i duket vetja juristë ta lexojnë mirë kodin penal”, shkruan vëllai i Ilnisës në Instagram.

You may also like