Fansat surprizojnë Jul Dedën me një mesazh përkrahës në mes të Nju Jorkut (Video)

by editor

Aktori Julian Deda është një ndër konkurrentët më të përkrahur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”.

Të shumtë janë tifozët dhe fansat e aktorit të njohur të cilët me mbështetjen e tyre tashmë kanë arritur të kalojnë edhe kufijtë e Shqipërisë, madje ofrojnë mbështetje përtej Oqeanit.

Advertisements

Ditën e sotme në mes të “Time Square” në New York është shfaqur në një “led wall” fotot e Julit nga Big Brother.

Pavarësisht provokimeve të shumta, Juli ka treguar se di të ruajë qetësinë brenda BBV, edhe në momentet më kritike.

Advertisements

You may also like