Humbi jetën në fushë gjatë ndeshjes miqësore, policia jep detaje për ngjarjen tragjike, ja çfarë dyshohet se shkaktoi vdekjen e ish-portierit të Butrintit

by editor

Ndarja nga jeta e ish-portierit të Butrintit, Fredi Mërkuri, gjatë një miqësore mes veteranësh sot në qytetin e Sarandës, ka tronditur opinionin publik në qytetin bregdetar.

Mërkuri po luante në një ndeshje miqësore mes veteranëve të klubit sarandiot dhe ish-futbollistëve grekë të qytetit të Athinës.

Ai pësoi kolaps në fushë dhe u dërgua në spitalin e qytetit me ambulancë, por nuk ia doli që të fitonte këtë ndeshje me jetën. Policia e Shtetit ka publikuar të dhënat paraprake rreth ngjarjes në fjalë.

Rreth orës 18:10, në stadiumin “Andon Lapa”, duke luajtur gjatë një ndeshjeje miqësore futbolli, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi F. M., 62 vjeç, ish-futbollist.

Advertisements

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

You may also like