E-Albania jashtë funksioni sërish, bllokon bizneset e individët në kulmin e punës

by editor

Platforma e-albania po dëshmohet si një sistem problematik duke shfaqur probleme të tjera në funksionim.

Advertisements

Ndërkohë që është periudha më e ngarkuar e vitit për individët dhe bizneset, si pasojë e afatit për plotësimin e deklaratës së të ardhurave personale DIVA, por edhe pagesës së taksave vendore, detyrime këto shtesë mbi proceset e zakonshme mujore të bizneseve, e-albania e ka fakultative mënyrën e të punuarit.

Advertisements

Kontabilistë dhe biznese të cilat kontaktuan në Lajmifundit.al thanë se ditët e fundit dhe vecanërisht dje, kanë pasur probleme me platformën, e cila nuk ka qenë e aksuesueshme.
Ndonëse faqja e-albania hapet, hyrja në të ka qenë e pamunur. Një prej bizneseve që denncoi rastin, tha se kontabilisti kishte vendosur user dhe pasvvord dhe më pas kishte marrë kodin me SMS dhe e-mail për të vijuar hyrjen në platformë.

Por këtu fillonte problemi, faqja nuk pranonte komandën dhe përdoruesi mbetej sërish jashtë. Cdo tentativë tjetër, përballej me kthimin në të njëjtën situatë, duke mbetur jashtë platformës.

“Një gabim ka ndodhur, ju kërkojmë ndjesë, lutemi provojeni më vonë”, ishte mesazhi që shfaqej në ekran.

Nëse tentoje logimin në platformë, mesazhi 6-shifror vinte sërish në celular dhe në e-mail por hyrja në platformë nuk realizohej.

Tentative për hyrje në platformë, është kryer ndërkohë nga një subject që ishte lajmëruar me SMS nga e-albania se një prej aplikimeve që kishte bërë prej tij ishte refuzuar.

“Tentova të logohem në e-albania për të parë cfarë ka ndodhur me aplikimin, por hyrja ishte e pamundur pasi platforma njoftonte për një problem që ka ndodhur”, tha denoncuesi.

Kontabilistët thanë se kjo situatë ndodh në një kohë kur bizneset dhe individët po mbledhin dokumentacion e të dhëna për plotësimin e DIVA-s dhe nxjerrjen e detyrimeve, të cilat kanë afat deri në fund të prillit, pasi më pas nisin gjobat. Por ndërkohë që detyrimet kanë afat dhe pas kalimit të afatit nisin gjobat, e-albania nuk i lejon qytetarët dhe bizneset të punojnë.

Sistemi raportohet se ka shfaqur bllokime dhe mosfunksionim edhe paraditen e sotme në qendrat mjekësore ku mjekët nuk kanë lëshuar dot rekomandime për orare vizitash apo receta online.

You may also like