Po sillnin çantat me paund të “çunave të Londrës”, pranga korrierëve shqiptarë në Tottenham! Sekuestrohen sasi të mëdha parash

by editor

Katër shqiptarë janë vënë në pranga gjatë një operacioni të policisë në Tottenham, ku janë sekuestruar edhe sasi të mëdha parash të padeklaruara.

Mediat britanikë bëjnë me dije se një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Dover me një çantë me plot 200 mijë paund që sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit ishin nisur drejt Shqipërisë.

Advertisements

Po ashtu, pak çaste më pas, janë arrestuar edhe tre shtetas të tjerë 34, 22 dhe 17-vjeç me rreth 150 mijë paund të fshehura në makinë.

NCA tha se po e hetonte këtë grup shqiptarësh prej dy vitesh.

Advertisements

Oficerët pretendojnë se banda e shqiptarëve operon nën maskën e një kompanie të ligjshme korrierësh, por e specializuar në transferimin e parave të paligjshme jashtë vendit nga bandat e tjera të drejtuara nga shqiptarët.

“Pastruesit e parave u mundësojnë kriminelëve të tjerë të rëndë dhe të organizuar, si tregtarët e drogës dhe armëve të zjarrit, të kryejnë veprat e tyre të paligjshme që dëmtojnë rëndë shoqërinë tonë”, tha Menaxheri i operacioneve të NCA, Paul Orchard.

Advertisements

Hetimet nisën në vitin 2022 kur dy prej shqiptarëve ishin ndaluar sërish pasi u kapën me sasi të konsiderueshme të padeklaruara parash.

You may also like