Jetmiri ka biseduar ditën e sotme me disa prej banorëve të shtëpisë ku iu ka treguar se ka vendosur të lërë në gjysmë rrugëtimin e tij.
Advertisements
Ky veprim ekstrem i Jetmirit vjen pasi ai pretendon se aktorja Egla Ceno e ka kërcënuar dhe “Big Brother” nuk i ka kushtuar rëndësi.
Advertisements
Dukë thënë këto fjali ish-fituesi i “BB3” ka ‘premtuar’ që nëse nuk publikohet momenti ku ai është kërcënuar nga Egla do të lërë përfundimisht shtëpinë.
Ai thotë është treguar shumë i matur dhe tolerant ndaj ofendimeve të Eglës dhe tani situata ka mbërritur në një pikë ku duhet zgjedhur mes tij dhe aktores.
Biseda:
Jetmiri: Unë do të lë programin dhe është vendimi im është i panegociushëm dhe i padiskutueshëm
Meritoni: Çfarë po thua, për asnjë arsye nuk mund ta lësh programin.
Jetmiri: Unë ndihem i prekur i ofenduar për të gjithë sjelljen agresive të asaj gruaje.
Jetmiri: Kam të gjithë të drejtën time të mbaj qëndrim o unë ose ajo grua në ketë shtëpi.
Jetmiri: Për sa kohë unë edhe jam ofenduar. Unë dua që të shfaqet klipi dhe ju të krijoni një ide me të qartë pra ja lë në dorë “Big Brother”, ama nëse kjo nuk ndodh, unë do të dal që nesër nga loja. Un duhet ta bej sepse unë jam një njeri i lire dhe me rregulla.
Roza: Është i mërzitur dhe me të drejtë sepse Egla ka reaguar me diçka që nuk u shfaq në prime.
Graciano: Unë si shok ta them këtë tani unë nuk jam askush për të të mësuar vlerësoj tek ty shumë zgjuarsinë formimin bagazhin por mos u nxito.
Jetmiri: Unë nuk nxitohem dhe nuk bëj gjëra kot
Graciano i shpjegon Liamit: Ai tha se do të dal sepse Egla e ka kërcënuar dhe kjo gjë nuk është komentuar fare.