Mbrëmjen e djeshme, një i moshuar është gjetur i pajetë në një pus me ujë në Devoll.
Advertisements
Sipas burimeve, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. Ll., banues në fshatin Eçmenik.
Advertisements
“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Eçmenik, në një pus me ujë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi N. Ll., 83-vjeç, banues në fshatin Eçmenik.
Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e sotme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.