Një grua është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës.
Advertisements
Sipas mediave në Kosovë, autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar. Bëhet me dije se vrarsësi është bashkëshorti i viktimës.
Advertisements
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë konfirmoi për mediat se i dyshuari u arrestua dhe arma u konfiskua.
Ndërsa shton se është në pritje të Institutit të Mjekësisë Ligjore që të tërheqë trupin e pajetë. Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit kur vriten vajzat dhe gratë në Kosovë.
Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.