Brenda katër ditësh u vranë dy gra, Presidentja e Kosovës shpall të mërkurën ditë zie shtetërore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur ditën e mërkurë si ditë zie shtetërore në Kosovë, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara si rezultat i dhunës gjinore.

Advertisements

Osmani ka shkruar se “shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”.

Advertisements

Brenda katër ditësh në Kosovë u vranë dy gra.

Një 21-vjeçare u vra ditën e premte në Ferizaj, nga ish-bashkëshorti i saj. Ndërsa, sot në qytetin e Pejës u vra një grua 43-vjeçare, nga bashkëshorti i saj. Vrasja ndodhi në banesën e çiftit.

Të dyja vrasjet u dënuan ashpër, ku edhe u kërkua dënim maksimal për autorët.