Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:40, në fshatin Drenovë të Korçës, është gjetur i pajetë një emigrant nga vendet e Lindjes. rreth moshës 25-30 vjeç.
Advertisements
Emigranti është gjetur në fshatin Drenovë të Korçës.
Advertisements
Sipas informacioneve policore, trupi i emigrantit u konstatua nga banoret e fshatit, të cilët me pas njoftuan policinë.
Ekspertet mjeko-ligjore që këqyren trupin e emigrantit nuk konstatuan shenja dhune.
Paraprakisht, dyshohet që emigranti, i cili është në një moshë te re te këtë gjetur vdekjen për shkaqe natyrore.
Drenova ashtu si fshatrat e tjerë në Juglindje të vendit, shërben si shteg për kalimin e emigrantëve të paligjshëm të cilët hyjnë në Shqipëri, për të zgjedhur më pas destinacione të ndryshme në BE.