“Po kërkon një burrë që…”, menaxheri i Heidit zbulon si e priti i ati i banores së BBV romancën me Romeon

by editor

Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi janë një ndër çiftet që u krijuan në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku marrëdhënia e tyre është shoqëruar me ulje dhe ngritje.

Advertisements

Menaxheri i konkurrentes, Daniele Fortuzzi në emisionin “Ëake Up”, ka folur rreth romancës së çiftit teksa u shpreh se lidhja e tyre do të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.

Advertisements

Ai theksoi se Heidi po kërkon një burrë që të ndajë me të gjëra të rëndësishme të jetës së saj.“Si të duket romanca me Romeon, me të cilin dhe ‘u martuan’ brenda BBV?” u pyet menaxheri i sipërmarrëses.

“Martesa që është realizuar ishte shumë dëfryese, shumë interesante. Në shtëpi gjendja është ndryshe. Megjithatë mendoj se do të vazhdojë edhe jashtë kjo histori. Po të mos ishte e bindur, nuk do të shfaqej aq e gëzuar në këtë. Sigurisht që një histori dashurie po e kërkon, një histori cilësore. Do të ketë afër një burrë që të ndajë gjëra të rëndësishme të jetës së saj. Gjërat mund të funksionojnë”– u shpreh ai.

Përsa i përket mendimit që prindërit e Heidit kanë për marrëdhënien e saj me Romeo Veshajn, ai ka deklaruar se nuk ka shumë kontakt me ta.

“Nuk jam shumë në kontakt me prindërit e saj edhe pse i njoh. E di që kur erdhi në Shqipëri për të bërë intervistat e ka shoqëruar i ati. Për shkak dhe të origjinës së tyre ishin shumë të kënaqur për të dhe nuk kanë pasur asnjë mendim negativ. Besoj se janë të lumtur me rrugëtimin e saj” – tregoi Daniele.

You may also like