Ashtu sikurse ishte bërë e ditur, sonte në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’, hynë tre të ftuar specialë.
Advertisements
Moderatori Ledion Liço dhe dy opinionistët, Ori Nebiaj dhe Arbër Hajdari surprizuan banorët me hyrjen në ditën e 100-të.
Advertisements
Personi i parë që u hapi derën ishte Romeo, i cili nuk e la momentin të kalojë pa batuta.
‘Një sekond se e hap i zoti i shtëpisë’– u thotë Romeo, banorëve.
Ledioni dhe opinionistët vijojnë përshëndetjet me banorët, të cilët duken të lumtur nga kjo surprizë.
‘A je më mirë’– i thotë Ledjoni, Jetmirit, teksa po e përshëndet.
‘Nuk më keni lodhur fare, përkundrazi. Ajo që ju duhet të bëni është të dëgjoni njëri-tjetrin’– u thotë Ledioni banorëve.