Vendi ynë, do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët deri pas mesditës, kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, por më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit.
Advertisements
Parashikohet që pasditja dhe në vijim të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë vendin, por nuk priten reshje.
Advertisements
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por rriten ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale, deri në 22°C vlera maksimale në rang vendi.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.