“Kam kaluar në depresion pas lindjes së djalit”/ Françeska Murati rrëfen historinë e saj: Kalova vështirësi në marrëdhënien me bashkëshortin, kisha…

by editor

Modelja Françeska Murati ka treguar se ka kaluar në depresion pas lindjes së djalit, pak kohë para se të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Advertisements

Gjatë një bisede me Meriton Mjekiqin, konkurrentja u shpreh se kjo gjë ka ndikuar shumë edhe në marrëdhënien me bashkëshortin e saj, pasi sipas Françeskës ka pasur një barrierë të madhe nga ajo që po kalonte, por tani është mirë e ka kaluar depresionin.

Advertisements

“Unë para se të hyja në ‘Big Brother’ kam pas kaluar një periudhë shumë të vështirë mbas lindjes së Charlit se kalova në depresion pas lindjes. E kam pasur pak të vështirë në marrëdhënie me bashkëshortin se kam qenë shumë e ftohtë, nuk kam qenë vetja ime. Dhe është shumë e çuditshme se si ndikon në natyrën tënde bërja mami. Ka qenë shumë e vështirë në marrëdhënien me bashkëshortin se kisha një barrierë shumë të madhe nga ajo që po kaloja. Tani e kam kaluar”– tregoi Françeska.

You may also like