Tërmete të njëpasnjëshme godasin këtë vend, lëkundje të forta

by editor

Dy tërmete të forta goditën Tajvanin brenda pak minutash këtë të hënë, në të njëjtin rajon të goditur nga tërmeti i muajit të kaluar.

Advertisements

Bëhet fjalë për një tërmet 6.1 Rihter që ndodhi në orën 20:26 (me orën e Shqipërisë) 28 kilometra në jug të Hualien në një thellësi fokale prej 10.7 kilometra.

Në orën 20:32 pati një tjetër tërmet me magnitudë 6, këtë herë 13 kilometra në jug-juglindje të Hualien, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Advertisements

Më herët gjatë ditës kishte pasur edhe një lëkundje me magnitudë 5.9, 27 kilometra në jug të të njëjtit qytet. Gjatë ditës së sotme kanë rënë 11 tërmete em magnitudë mbi katër.

You may also like