Pezullohet shefi i Qarkullimit në Lezhë, lejoi djalin e Tom Doshit të largohej nga vendi i aksidentit: Ishte fajtor!

by editor

Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet për Drejtorinë Vendore të Policisë të këtij qarku, ku përfshihen drejtuesit e uniformave blu. Mësohet se se Gjykata ka urdhëruar pezullimin nga puna të shefit të qarkullimit rrugor në Lezhë, Ismet Sula.

Advertisements

Vendimi është marrë pas nisjes së hetimeve në lidhje me një aksident të ndodhur para pak ditësh në rrugën nacionale Lezhë-Laç.

Advertisements

Në këtë aksident është përfshirë djali i ish-deputetit Tom Doshi i cili ka përplasur një tjetër mjet ku po udhëtonin një çift bashkëshortësh.

Sipas hetimeve, djali i Tom Doshit ka qenë fajtor, por është ndihmuar dhe favorizuar nga policia për tu larguar nga vendngjarja.

Hetimet zbuluan se policia nuk ka kryer veprimet sipas ligjit.

Efektivët akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Ndërkohë Prokuroria po heton edhe shefat dhe drejtuesit e tjerë të policisë së Lezhës për të zbuluar se kush ka urdhëruar favorizimin e djalit të Tom Doshit./albeu.com

You may also like