Gazetari investigativ, Flamur Veizaj tha se ndaj kreut të Partisë së Lirisë, IlIr Meta është një dosje e kompletuar që lidhet me lobimet e tij në SHBA.
Advertisements
Në një lidhje me skype në emisionin Top Story ai tha se kompania e kontraktuar nga LSI në 2016 mori 267 mijë dollarë dhe në 2017 30 mijë dollarë për të marrë pjesë në takime me kongresmenë dhe politikanë, por këto pagesat nuk janë deklaruar në KQZ.
Advertisements
Vezaj: Gjuha e përdorur nga Meta është shumë banale, ngjan më shumë me komentet e Facebook nga persona e gjithë loja është por shkak se ka një vit që nuk ka reagu, ka heshtur, po i afrohemi edhe procedurave të Spakut nga tre apo 4 çështjet e familjes së Metës, duke qenë se për një vit nuk reagoi priti të bënte një marrëveshje të caktuar duke qenë se nuk u gjet, ka nisur të drejtohet me…
ka gjetur këtë gjuhë, hetimet penale nuk e di si do të dalin, për hetimin, modeli i zotit Ahmetaj, i është hyrë pasurisë së ti për të nxjerrë të ardhurat, shpenzimet, nëse hyjmë me çështje konkrete, unë kam qenë pak ditë pas arrestimit të Ismailajt, është një hetim i nisur nga 2012, në 2015 është arrestuar, ka dalë nga burgu, hetimi nisi në 2019 nuk është nisur me emrin e zotit Meta, që ka gjurmë brenda saj po..
I kërkonte 200 mijë dollarë një ditë para zgjedhjeve, tek pjesa e lobimit, SHBA është treguar shumë e gatshme, është një dosje e kompletuar, ka të dhëna që kompania e kontraktuar nga LSI në 2016 sipas DASH 267 mijë dollarë dhe në 2017 30 mijë dollarë për të marrë pjesë në kohën e takimit me kongresmenë dhe politikanë. Pagesat nuk janë deklaruar në KQZ.