Nje person ka mbetur i vdekur pasi ka rënë në kontakt me energjine elektrike pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë.
Advertisements
Gazetari i Report Tv Elvis Hila raporton se këmbësori Vladimir Muhja ka qenë duke lëvizur në anë të autostradës pranë biznesit dhe përcjellësit e energjisë kanë qenë në tokë.
Advertisements
Për ngjarjen ka pasur një reagim nga OSHEE.
“Njësia e OSHEE Lezhë bën me dije se rasti në fjalë nuk ka lidhje me këtë institucion, pasi në vendin e ngjarjes nuk ka linja të tensionit të lartë as të ulët. Por ka qenë përcjellësi i ndriçuesit të biznesit, i cili siç duket ka qenë i zhveshur”, thuhet në reagimin e OSHEE.
Policia ka nisur verifikimet ne lidhje me rastin.
Lajmi në përditësim