“T’i japim fund, nuk vazhdohet kështu”/ Ndahet çifti? Heidi-Romeos: Po ta them troç

by editor

Ajo që ishte supozuar të ishte një mbrëmje e këndshme mes Heidit dhe Romeos, përfundoi në një përçarje mes tyre.

Advertisements

Vëllai i Madh kishte zgjedhur një ambient mjaft të kuruar për Heidin dhe Romeon për të kaluar disa çaste romantike mirëpo në vend që të qëndrin nën shoqërinë e nëjri-tjetrit, Romeo është parë disa herë të dilte nga dhoma dhe ka shkuar në oborr, duke diskutuar me banorët e tjerë.

Advertisements

Teksa Heidi ka qenë e vetme në xhakuzi, ajo i ka kërkuar Romeos të largohet pasi ishte tepër e mërzitur për shkak se ai nuk kishte zgjedhur kohë të kalonte me të por të debatonte me Julin.

Pas debateve të shumta që kanë patur mbrëmjen e kaluar por edhe ditën e sotme, një dron ka qenë ai që ka tensonuar akoma më shuëm marrëdhënien e tyre.

Ka qenë Graciano ai që ka lajmëruar Heidin, duke i thënë se një dron kishte ardhur për të. Heidi ka mbërritur menjëherë për ta parë dronin, në të cilin shkruhej:

“Stop maskilizmit, Romeo fallco, Heidi hap sytë”

Duket këto situata të njëpasnjëshme kanë sjellë një krisje mes çiftit, të cilët kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.

Heidi është shprehur se nuk ndikohet aspak nga ai dron por as edhe nga banorët e tjerë. Ndërsa Romeo mendon se ajo ndikohet nga Juli pasi të njëjtat fjalë që ajo i tha, ia kishte thënë edhe Juli. Madje në bisedë e sipër ata i kanë kërkuar t’i japin fund marrëdhënies së tyre pasi sipas tyre nuk vazhdohet keshtu.

Heidi: Fol të lutem se një dron është. Do flasësh apo nuk do flasësh?

Romeo: Nuk kam faj fare. Pyes veten se çfarë bëra gabim?

You may also like