E diela e 28 prillit nuk qe aspak një ditë e qetë për politikën shqiptare dhe atë italiane, dhe e gjitha prej emisionit ‘Report’ në RAI3.
Advertisements
Me anë të një dokumentari investigativ, gazetari italian Sigfrido Ranucci ka trazuar jo pakë ujërat për marrëveshjen Rama-Meloni mbi emigrantët afrikanë që do zhvendosen në Shqipëri, shumë prapaskena dhe figura të konsideruara të lidhura me mafian kanë dalë në dritë.
Advertisements
Pas replikave dhe një telefonate të kryeministrit Rama ndaj RAI3, që bëri jo pak bujë, më në fund erdhi në skenë reagimi i kryeministres italiane Giorgia Meloni.
‘Dua t’i shpreh solidaritet Edi Ramës, i cili u liçua vetëm se ndihmoi kombin tonë’ tha Meloni në mbrojtje të kryeministrit shqiptar.
Një deklaratë e cila mori përgjigjen e menjëhershme të gazetarit Sigfrido Ranucci, i cili u shpreh se dhe vet shqiptarët besojnë më shumë dokumentarin e ‘Report’, sesa mashtrimet e Giorgia Melonit dhe versionin e Edi Ramës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se të dielën në mbrëmje emisioni Report në RAI3, do të shfaqte pjesën e dytë të investigimit për marrëveshjen Shqipëri-Itali në lidhje me emigrantët, lajmërim ky i cili u lançua thuajse në çdo ditë të javës.
Por në një mbrëmje e cila pritej të ishte ‘qershia mbi tortë’, pjesa e dytë e investigimit për Shqipërinë nuk u dha. Madje nuk pati asnjë sqarim pse ndodhi kjo kontradiktë.
Ndërkohë, informalisht, Ranucci në disa replika në Facebook, dha arsyen e tij se emisioni anuloi pjesën e dytë të hetimit pasi po negociojnë për të marrë një intervistë me kryeministrin Edi Rama.
Lajmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga palët, por duket se mes shumë kritikave për censurë të medias apo dhe për shpifje të fakteve mund të kemi një përballje ballë përballë midis kryeministrit Rama dhe RAI3.