Familja e kërkonte prej ditësh, nuk do ta besoni ku u gjend macja “aventuriere”

by editor

Një mace e vogël u gjet nga brenda një kutie të Amazon në Kaliforni pasi u zhduk nga Utah, duke mbijetuar gati një javë pa ujë dhe ushqim. Kjo pasi pronarët e Galena-s e dërguan aksidentalisht pa e vënë re, raportoi New York Post. Pronarja e koteles, Carrie Clark i tha agjencisë së lajmeve KSL-TV: “Nuk e besova në fillim dhe mendova se ishte një shaka”.

Advertisements

Pasi vunë re se kafsha shtëpiake nuk gjendej askund, ata filluan kërkimin.

Advertisements

“Galena është një mbështetje e madhe emocionale për mua dhe më ka ndihmuar të kaloj shumë sfida shëndetësore gjatë gjashtë viteve të fundit. Ankthi dhe stresi për të mos ditur se çfarë i ndodhi ishte torturuese”, -tha Clark.

Për gjashtë ditë, pronarja dhe familja e saj vendosën postera në zonë duke kërkuar ndonjë informacion për macen e tyre.

Më vonë, Clark mori një telefonatë nga një veteriner në Kaliforni duke thënë se Galena u soll në klinikë, ku mikroçipi i saj u skanua. Veterineri shpjegoi se macja ishte sjellë nga një punëtor i Amazon, i quajtur Brandy, i cili e gjeti macen në një kuti kthimi me adresën e shtëpisë së Clark, sipas raportit të gazetës. “Unë vrapova për t’i thënë burrit tim se Galena u gjet dhe ne kuptuam se ajo duhet të ishte hedhur në një kuti të madhe që e dërguam të mërkurën e kaluar,” tha Clark. “Kutia ishte një “provo përpara se të blesh” dhe e mbushur me çizme pune me majë çeliku. Galena mbijetoi për shkak të mikroçipit të saj, mirësisë dhe bujarisë së Brandy-t dhe hirit të Zotit!”

You may also like