Një 15-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka goditur me thikë një 18-vjeçar.
Advertisements
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën ‘Bashkimi Gazidede’ në Tiranë.
Advertisements
I plagosuri është 18-vjeçari me inicialet A.L., dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit.
“U arrestua në flagrancë një shtetas 15 vjeç, pasi në rrugën “Bashkim Gazidede”, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. L., 18 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën” njofton policia.