Profesori i njohur Ervin Karamuço gjatë një interviste televizive, tha se mund të ketë arrestim të madh këtë javë.
Advertisements
Ai u shpreh se pritet që të martën të ndodhë arrestim i një personaliteti të njohur për shqiptarët, ndërsa shtoi se tashmë “topi” është në dorën e gjyqtarit, pasi i është çuar kërkesa nga SPAK.
Advertisements
“Arrestime të mëdha gjithmonë ndodhin në fundjavë. Do të shohim shumë politikanë që do hyjnë e dalin në politikë, por edhe arrestime do të ketë. Pritet për një arrestim të martën. E marta është limiti 5 ditor. Të gjithë kanë lënë pushimet dhe janë në pritje. Gjithsesi është në dorë të gjyqtarit. O ka arrestim të martën, o nuk ka. Unë kam besim te SPAK. Arian Curri thotë “duhet të jetë fundjavë, nuk duhet të ketë lajm tjetër, e trata është që i madhi të jetë jashtë”, këto duhet të ndodhin në mënyrë që ngjarja të marrë vëmendja.”, u shpreh Karamuço.