Julian Deda dhe Egla Ceno kanë patur një raport me ulje dhe ngritje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”. Debatet e ashpra mes tyre kanë nisur që në fillim të reality show-t, por nuk kanë munguar as momentet e bukura me të qeshura.
Advertisements
E një moment i tillë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Teksa të gjithë banorët ishin ulur për të fjetur në dhomën e gjumit, Juli është ngritur dhe ka gudulisur Eglën.
Advertisements
Kjo e fundit e ka marrë me sportivitet gjestin e aktorit të njohur. Ceno më pas është ngritur nga krevati dhe me një shapkë në dorë ka ndjekur pas Dedën, i cili shkoi nga living.
Më pas aty nisi një ‘luftë’ me jastëk mes dy banorëve. Nga ana tjetër, Erjola Doçi që e pa se çfarë po ndodhte mes tyre u shpreh: “Ja teatër në mes të natës. Juli dhe Egla në performancë”.