Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj janë tre personat e arrestuar me urdhër të SPAK si të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Advertisements
Nga zbërthimi i aparatit celular në pronësi të ish-policit Arlind Ismailukaj janë zbardhur biseda ne whatsapp dhe signal për trafikim drogë në 4 episode të ndryshme në Itali, Greqi, Kosovë dhe Turqi. Sipas hetimeve nga Prokuroria e Posacme grupi në fjalë ka trafikuar sasi të mëdha heroine dhe kokainë në gusht 2023.
Advertisements
Në këtë periudhë u zbulua dhe u dokumentua një rast i trafikut të kokainës që do të shkëmbehej më një sasi lënde narkotike, në atë që njihet si operacioni “Flakë në det”.
Pas operacionit u shpall në kërkim dhe shtetasi Gëzim Çela i njohur ndryshe si “Baroni i drogës”. Ai u arrestua në dhjetor të vitit 2023 në Kosovë, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë me urdhër të SPAK iu sekuestruan disa pasuri që bësohet se që janë ngritur nga burime të kriminale