“60 minuta me duart…”/ Egla u ‘bën gjëmën’ banorëve, ja çfarë vendosi për 6 prej tyre

by editor

Mëngjesin e kësaj të enjte në shtëpinë e “Big Brother VIP3” është futur një zarf i bardhë, në të cilin ishte sfida e radhës për buxhetin.

Advertisements

Si lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Egla Ceno, do të vendosë për 6 banorët që do të kryejnë këtë sfidë, e cila ka të bëjë me mbajtjen 60 minuta me duar lart platformat me topa shumëngjyrëshe brenda.

Advertisements

Aktorja e njohur vendosi që të sfidonte banorët që ajo mendonte se ‘mund të rezistojnë, kanë durim dhe pak përgjegjësi për t’a çuar’ deri në fund’.

Ndërkohë Egla u shpreh se platformat nuk janë të rënda dhe menjëherë tha emrat:

“Meritoni, Françeska, Erjola, Romeo, Çimi dhe Heidin”, duke shtuar: “Mendoj se ju jeni personat e duhur për t’a çuar deri në fund”.

“Big Market ka një sfidë vetëm për 6 prej jush. Banorët që do të luajnë duhet të dalin te arena me rënien e gongut. Aty do të gjeni 6 platforma brenda së cilëve ka topa shumëngjyrësh. Për 60 minuta ju duhet të mbani me duar ngritur platformën, në mënyrë që topat mos të rrëzohen. Nëse ju ia dilni do të fitoni buxhet të plotë për javën e ardhshme. Egla si lidere e shtëpisë do të vendosë se cilët janë 6 banorët që duhet të bëjnë sfidën”, lexohej në zarfin e bardhë.

You may also like