Basha dakord, PS gati t’i japë mandatin e dytë Dumanit? Manja: Jam në krahun e tyre

by editor

Politika duket se po bëhet gati për të ndryshuar sërish Kushtetutën duke prekur reformën në drejtësi. Pak javë më parë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani kërkoi rikandidimin edhe për një tjetër mandat 9 -vjeçar. Sot ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se kjo kërkon vullnet më të gjerë se shumica duke e hedhur ‘topin’ tek opozita.

Advertisements

“Lidhur me kërkesën e kreu të SPAK për të qartësuar statusin e prokurorit pas mandatit 9 vjeçar. Tjetër gjë është e drejta që parashikon, ligji tjetër gjë është garantimi i ushtrimit të profesionit. SPAK është prokurori dhe baraz me Prokurorinë e Apelit. Prokurorët e SPAK do tu duhet të garantohet profesioni në prokurori apeli.

Advertisements

Sot Kushtetuta ka këtë parashikim, por prisni janë në vitin e pestë në momentin që do të shtrohet kërkesa e tyre të jeni të bindur si ministër pa diskutim jam në krahun e tyre. Kur të shtrohet ky diskutim do te kemi një qëndrim. Kushtetuta kërkon një vullnet më të gjerë se mazhoranca”, u shpreh ai.

E menjëhershme ishte përgjigja e Lulzim Bashës. Ai u shpreh pro zgjatjes së mandatit për drejtuesin e SPAK-ut dhe prokurorëve. “Nëse kanë vullnet që mandati të zgjatet mbi 9 vjet për prokurorët dhe mbi 3 vjet për drejtuesin e SPAK-ut ne jemi të hapur për ta bërë.

Por nëse këtë duan ta përdorin si çengel për të tjera gjëra në Kushtetuese sikur bënë në 2020 me reformën zgjedhore derën e PD-së e kanë të mbyllur. Propozimet tona mbështesin SPAK-un. Le ta votojnë” tha ai.

You may also like