Lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Deri më tani, Diola ka dhënë disa intervista ku është pyetur rreth marrëdhënies dhe ka rrëfyer për ndjenjën, takimin e parë me Erolldin dhe planet e tyre të deritanishme.
Advertisements
Por të njëjtën gjë ka bërë edhe Erolldi në “Studio A”. Ai tregoi se është bërë edhe takimi mes dy familjeve, edhe pse në mënyrë krejt të rastësishme dhe duket se gjithçka është në rrugën e duhur. Gjithashtu, atij iu soll në vëmendje edhe reagimi i publikut për diferencën në moshë të çiftit, ku jo të gjitha komentet kanë qenë pozitive por pati një përgjigje edhe për këtë.
Advertisements
“Unë mendoj që nuk kemi diferencë të madhe në moshë. Unë mendoj që me Diolën jemi tamam. Diola ka një përvojë jetësore pas vetes, ka një karrierë, po njësoj edhe unë. E dimë çfarë duam. Nëse karakteri ynë gjykohet vetëm nga sa vjeç është ajo dhe sa vjeç jam unë, le të vazhdojnë njerëzit. Nuk e di ç’do kishte ndodhur po të kishte qenë ajo 47 vjeçe, prapë do kishte qenë njësoj. Te Diola është një e mirë që Diola është një person i cili e mban famijen e vet vetë, pa mua, mua s’më ka pasur deri para tre muajsh edhe është njeri që ka të ardhurat e veta, pronat e veta, nuk ka pasur nevojë për mua që të vij unë për ndonjë arsye tjetër”- ka thënë bizmesmeni.
Ndër të tjera, sipërmarrësi tha se plane për martesë nuk ka pasi është ende herët por çifti ka përcaktuar një ‘marrëveshje’ mes tyre.
Ne kemi një marrëveshje bashkë, kemi thënë që bashkë do kalojmë bukiur, nëse është ajo ‘forever’ për gjithë jetën, është në rregull. Nëse është një muaj, edhe atë një muaj do kënaqemi. I kemi premtuar njëri-tjetrit që derisa të jemi bashkë do jemi mirë dhe kur bëhet tepër, më thuaj.