“Kemi politikanë me pasuri miliardëshe”, drejtori i ‘Antikorrupsionit’ bën deklaratën e fortë: Nuk kemi autorizime që të kryejmë hetime

by editor

Në një intervistë televizive, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Ylli Buleshkaj, ka thënë se Kosova ka politikanë të cilët kanë pasuri miliardëshe.

Advertisements

“Kemi politikanë të cilët kanë pasuri miliardëshe, ka plot nga to që nuk kemi mund me e verifiku kemi dorëzuar në prokurori, ajo e ka mbyll rastin. Mund të mos jenë në Kosovë dhe ne nuk kemi autorizime që të kryejmë hetime jashtë vendit. Vitin paraprak jemi njoftuar nga një OJQ që një politikan i ka pas 5 milionë euro në një bankë të Zvicrës dhe kjo është marrë vesh vetëm pas rrjedhjes së të dhënave nga banka”- tha ai gjatë intervistës.

Advertisements

Buleshkaj thekson se zyrtarët publikë të cilët nuk e deklarojnë pasurinë në shumicën e rasteve arsyetohen se ‘kanë harruar’.

Buleshkaj thotë se si Agjenci për Parandalimin e Korrupsionit nuk iu besojnë arsyetimeve të tilla.

Por kur rastet përcillen në Prokurori, këto arsyetime merren për bazë ka thënë Buleshkaj.

“Shumicën e rasteve në qoftë se zyrtarët publik kanë thënë që kanë harru, për neve nuk kanë qenë të mjaftueshme si arsyetime. Ka raste kur prokuroria iu ka besu atyre që kanë thënë kemi harru. Ka plot raste kur neve nuk është na u mbush mendja me një arsyetim të tillë” – tha ai.

You may also like