Maji do të jetë me temperatura më të qëndrueshme dhe tipike për stinën. Meteorologia Lajda Porja, e ftuar në “Aldo Morning Show” shpjegoi se temperaturat do të shkojnë deri në 26 gradë deri në datën 15 e më pas mund të ketë vlera edhe pak më të larta. Të premten rikthehen reshjet, por ndryshimi nga java e shkuar është se temperaturat nuk do të bien.
Advertisements
Lajda Porja: Ka nisur me diell,në fakt ka patur përmirësim sepse e shtuna ishte relativisht më freskët, me reshje, ndërkohë sot presim që të jemi kryesisht me diell pjesa më e madhe e territorit, temperatura 26 gradë në Elbasan, Gjirokastër dhe Berat do të shënohen vlerat më të larta. Tirana do të jetë rreth vlerës 24, bregdeti nga 23-35 gradë. Temperaturat në fakt janë tipike të majit, nuk kemi devijim të parametrave dhe parashikohet që të paktën deri të mërkurën të jemi me mot të kthjellët, me diell,me temperatura rreth vlerës 26 gradë, janë mjaft komode pasi në prill ka patur 30 dhe mbi 30. Dita e premte do risjellë reshjet, vetëm ndryshimi është që do të jenë temperaturat sërish të larta, nuk është se presim se do të zbresin temperaturat apo të kemi dëborë, do jenë reshje shiu, rrebeshe. Të enjten, të premten dhe mëngjesin e së shtunës, mund të jenë 3-4 orët e mëngjesit, pjesërisht jugu dhe juglindja do të kenë rrebeshe dhe nga e diela e në vijim rikthehet dielli, rriten temperaturat.
Advertisements
Aldo: Pastaj do të kalojmë mbi vlerat normale të majit?
Porja tha se sa i përket stinës së verës, ndryshe nga viti i shkuar ku pati valë të të nxehtit dhe temperatura deri në 48 gradë, këtë vit nuk pritet e njëjta gjë. Ditët e nxehta nuk do të mungojnë, por nuk pritet që të arrijmë në temperatura të të nxehtit ekstrem.