“Do iki të qetësohem”- I tha kunatës se do ta merrte i vëllai, por shkoi në drejtim të lumit për t’u mbytur bashkë me fëmijët. Policia kontroll në banesën e bashkëshortit të 31-vjeçares

by editor

Prokuroria e Shkodrës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të mbytjes së nënës me dy fëmijët në Bunë, duke bërë me dije se deri në këtë fazë të hetimeve ka rezultuar se në datën 3 maj rreth orës 17:30, bashkëshorti i nënës së 3 fëmijëve, Erdgys Arrazi, ka denoncuar në polici zhdukjen e familjes së tij.

Advertisements

Prokuroria e Shkodrës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të mbytjes së nënës me dy fëmijët në Bunë, duke bërë me dije se deri në këtë fazë të hetimeve ka rezultuar se në datën 3 maj rreth orës 17:30, bashkëshorti i nënës së 3 fëmijëve, Erdgys Arrazi, ka denoncuar në polici zhdukjen e familjes së tij.

Advertisements

Në lidhje me këtë fakt janë marrë deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, nga ku ka rezultuar se në datën 2 maj pasdite, 39-vjeçarja Alma Arrazi, me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën në lagjen “Iliria” Shkodër.

Aty kanë qëndruar për rreth dy orë dhe më pas kanë dalë jashtë, 31-vjeçarja i ka thënë kunatës do ta merrte prej aty vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një jave tek shtëpia e tij që të qetësohej.

Më pas është ndarë nga kunata, Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër.

Janë administruar pamje filmike të marra nga lokali në lagjen “Iliria”, ku dallohet momenti që 39-vjeçarja del me kunatën e saj. Më pas, duket ajo së bashku me 3 fëmijët e saj, duke vazhduar rrugën në drejtim të “Urës së Bunës”, në anën perëndimore, ndërsa kunata e saj vazhdon nga ana lindore. Dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 02 maj.

Në vijim nga ana e shërbimeve të policisë është bërë shpallja në kërkim policor 4 të zhdukurit, ndërsa rezulton se në datën 4 maj, rreth orës 22:00, shërbimet e policisë janë njoftuar se është gjetur trupi i pa jetë i një fëmijë të mitur, në anë të lumit Buna në fshatin Darragjat, Njesia Administrative Dajç, identifikuar si vajza e Erdgys dhe Alma Arrazi.

Nga këqyrja e kufomës , nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga ana e policisë gjyqësore është ushtruar kontroll banese te Erdgys Arrazi, ku nuk janë konstatuar sende të paligjshme.

Deri në këtë faze janë krijuar dyshime të arsyeshme bazuar në prova se Erdgys Arrazi, si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e Alma Arrazit e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lumë bashkë me tre fëmijët e mitur.

Në këto kushte është kryer ndalimi i tij, si i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Vijojnë hetimet me qëllim këqyrjen e të gjitha pamjeve filmike të kamerave përreth vendit të ngjarjes me qëllim zbulimin e itenerarit të Almës dhe fëmijëve të mitur, vijon pyetja e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe kryerja e hetimeve të tjera me qëllim për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të faktit penal dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale.

You may also like