Në dëshmitë e tyre, familja e Alma Arrazit kanë deklaruar se Alma dhe Erdgysi prej kohësh kishin probleme në martesën e tyre dhe se 31-vjeçari kishte krijuar një lidhje me një 18-vjeçare.
Advertisements
Madje kohët e fundit Alma kishte parë edhe një video të bashkëshortit të saj në telefonin e tij me 18-vjeçaren.
Advertisements
Sipas familjes së Almës Erdgysi e ofendonte dhe i thoshte të ndaheshin dhe fëmijët t’i mbante ai.
Sipas dëshmive të familjarëve më 2 maj, ditën e ngjarjes tregon Alma ka pirë kafe me kunatën (nusen e vëllait të burrit) dhe kur kanë dalë nga lokali ka parë të shoqin në një makinë me te dashurën 18-vjeçare.
Më pas Alma i ka thënë kunatës të kthehet në shtëpi sepse ajo do të shkonte në Durrës tek i vëllai, por ka marrë fëmijët dhe ka shkuar te ura e vjetër e lumit Buna aty ku kreu edhe aktin ekstrem.